Merret në mbrojtje nga policia, Ralf Gjoni reagon sërish: Kandidatët të pranojnë...

Merret në mbrojtje nga policia, Ralf Gjoni reagon sërish: Kandidatët të pranojnë mandatet

68
0
Shares

Një ditë pasi u sulmua me bojë, deputeti më i ri në Kuvend Ralf Gjoni ka një tjetër reagim, këtë herë në rrjetet sociale.

Gjoni ka zbuluar se eshte marrë në mbrojtje nga policia pas incidentit të djeshëm, ndërsa ka shprehur dhe  falenderimin për mbrojtjen që i ka ofruar policia e shtetit.

Nga ana tjetër ai iu bën thirrje kandidatëve të tjerë të listave shumëemërore të PD-së dhe të LSI-së që të mos intimidohen, po të marrin përsipër përgjegjësitë që iu kanë dhënë qytetarët.

“Shpresën nuk duhet t’a presim si dhuratë nga të tjerët, por duhet t’a krijojmë vetë. Falenderoj Policinë e Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtjen e ofruar gjatë ditës së djeshme e në vazhdim si dhe miqtë dhe njerëzit e mirë të shumtë që më ofruan mbështetjen e tyre gjatë ditës së betimit në Kuvend.

U bëj thirrje të gjithë kandidatëve në listat elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre në këto momente të vështira për vendin. Askush nuk duhet lejuar të cënojë të drejtën themeltare të përfaqësimit në parlament, përndryshe kemi të bëjmë me terrorizëm politik!”, shkruan Gjoni.

Kujtojmë se ishte një djalë i icli ka qenë i ulur tek kafja dhe në momentin kur Ralf Gjoni ka dalë nga pallati ai është ngritur dhe e ka qëlluar me bojë të cilën e kishte të vendosur në një shiringë.

Ngjarja u regjistrua paraditen e se enjtjes në momentin kur Ralf Gjoni po dilte nga banesa për të bërë betimin  në Kuvend.

Pas sulmit, deputeti i ri para se te hynte në Parlament, doli në një prononcim për mediat ku u shpreh se nuk i bën fresk qeverisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY