Rigjykohet nga fillimi dosja “Hajdari”, Apeli pranon kërkesën e Izet Haxhisë

Rigjykohet nga fillimi dosja “Hajdari”, Apeli pranon kërkesën e Izet Haxhisë

55
0
Shares

Gjykata e Apelit në Tiranë ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë dhe ka kërkuar rigjykimin e dosjes ‘Hajdari’ në Gjykatën e Shkallës të Parë me trupë tjetër gjykuese.

Me këtë vendim të Apelit, rihapet çështja gjyqësore për vrasjen e ish-liderit demokrat Azem Hajdari. Izet Haxhia kishte kërkuar rigjykim në Gjykatën e  Shkallës së Parë.

Izet Haxhia u ekstradua  nga Turqia më herët  pasi ai ishte vetëdorëzuar në rajonin e policisë.Ish-truproja i Sali Berishes, Izet Haxhia,u vetëdorëzua në policinë turke dhe lajmin e bëri vetë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Izet Haxhia është i dënuar me 25 vjet burg në mungesë të tij nga gjykata shqiptare si pjesëmarrës në vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari në vitin 1998.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY