Vrau 50 persona në xhami, policia: Autori ka vepruar i vetëm

Vrau 50 persona në xhami, policia: Autori ka vepruar i vetëm

124
0
Shares

Autoritetet në Zelandën e Re thonë se personi i akuzuar për masakrën në xhami, ka vepruar i vetëm.

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç transmetoi drejtpërdrejt sulmin në Facebook. Ndërsa tre të arrestuarit e tjerë nuk besohet të jenë përfshirë, tha komisioneri i policisë Mike Bush.

Pesëdhjetë persona u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën në atë që është sulmi më i keq i Zelandës së Re.

Duke folur për gazetarët kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se takimet e kabinetit do të zhvilloheshin të hënën për të diskutuar çështjen, duke përfshirë edhe ligjin për armët.

 “Do të ketë ndryshime në ligjet tona të armëve”, tha ajo.

Policia mori një dokument nga autori nëntë minuta para se ai të kryente sulmin, por nuk tregoheshin detaje, si vendndodhja.

Ardern tha se dokumenti iu dërgua shërbimeve të sigurisë brenda dy minutave.

Autoritetet po punonjnë për të përfunduar zyrtarisht identifikimin e viktimave të sulmeve në xhamitë Al Noor dhe Linwood sa më shpejtë të jetë e mundur.

Të shtunën, i dyshuari kryesor doli në gjykatë në një këmishë burgu të bardhë dhe me pranga, duke buzëqeshur për kamerat.

Ndaj tij rëndon vetëm një akuzë, ajo e vrasjes ndërsa pritet të ngrihen më shumë akuza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY