Vasili: Dosja 339, prova shkatërruese e masakrës ndaj zgjedhjeve

Vasili: Dosja 339, prova shkatërruese e masakrës ndaj zgjedhjeve

68
0
Shares

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili në një delja publike për mediat ka denoncuar, sipas tij, vjedhjen e votave në Shqipëri. Vasili deklaroi se shit-blerja e votave në vendin tonë ka shkatërruar njëherë e përgjithmonë sistemin e zgjedhjeve të lira e të ndershme e se me këtë sistem, opozita nuk ka sesi të hyjë në zgjedhje.

Vasili: Opozita e bashkuar ka denoncuar fuqishëm shit-blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017. Vetëm PS kishte zero pretendim. Kryeministri i prodhuar me votat e kriminelëve në 2017 nuk pati asnjë lloj pretendimi për zgjedhjet dhe shit-blerjen e votës, sepse ishte frymëzuesi dhe përfituesi i vetëm i saj. OSBE -ODIHR e ka vlerësuar se zgjedhjet janë vjedhur e këtu mbytet liria politike”.

Dosja 339 është një turp për atë se në këtë vend kriminelët kanë vendosur për gjithçka. Kryeministri del publikisht dhe mashtron pa pikë turpi. Ne i kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë të denoncojmë aferat korruptive të kësaj qeverisjeje të marrë fund.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY