EMRA/ Shqiptarët arrestohen për trafik kokaine nga Zvicra në Itali

EMRA/ Shqiptarët arrestohen për trafik kokaine nga Zvicra në Itali

529
0
Shares

Dy shqiptarë u arrestuan të dielën nga karabinierët në Campione d’Italia si dhe u sekuestruan 320 gramë kokainë dhe para rreth 2 100 franga.

Arrestimet e tyre erdhën pas disa ditëve që ishin vënë nën vëzhgim, duke çuar në pranga trafikantët Maksim Islami, 29 vjeç, dhe Ernesto Kalemi, 23 vjeç.

Një kërkim i parë në makinën e tyre, rezultoi i pa suksesshëm për policinë. Por, një kontroll më i plotë, sidomos në apartamentin ku qëndronin prej disa javësh dhe i marrë me qira nga një person i tretë, policia zbuloi lëndën narkotike. Dy kavanoza që përmbanin kokainë u gjetën nëntokë në kopsht.

Duke pasur parasysh rrezikun e arratisjes, dy shqiptarët janë lënë në qelitë e paraburgimit, duke u dërguar në burgun Bassone di Como. Lënda narkotike trafikohej kryesisht nga Zvicra.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY