I prenë këmbën të birit, babai shqiptar mes lotëve: “Ai burrë ishte...

I prenë këmbën të birit, babai shqiptar mes lotëve: “Ai burrë ishte i dehur në timon, duam drejtësi”

119
0
Shares

Ai ishte i dehur në timon, e shkatërroi përgjithmonë jetën e tim biri”

Këto janë disa nga fjalët e një babai shqiptar i cili u përfshi në aksidentin e rëndë të ndodhur diën e djeshme, ku vogëlushi i tij 15 muajsh humbi një këmbë.

Makina që drejtohej nga shqiptari u godit nga një kamion të cilin e drejtonte një 58 vjeçar italian, që sipas medias lokale ka qenë nën efektin e alkoolit. Aksidenti tragjik ndodhi në Marostica të Italisë. Për shkak të dëmtimeve të shumta që fëmija vetëm 1 vjeçar kishte pësuar, mjekët janë detyruar t’i presin njërën këmbë.

Një ditë pas tragjedisë, babai i vogëlushit nuk ka fjalë ngushëllimi për atë që e ka gjetur.

“Nuk mund ta falim kurrë këtë gjë. Ai burri ishte i dehur në timon dhe shkatërroi përgjithmonë jetën e djalit tonë. Përgjigja e vetme është drejtësia dhe burgu”.

Asnjë hakmarrje, por drejtësi, vetëm drejtësi. Kjo është ajo që duam. Por drejtësi të vërtetë ashtu si duhet të jetë drejtësia në këtë rast kur iu shkatërrua e ardhmja një fëmije. Jemi shqiptarë, jetojmë prej shumë vitesh në Marostica dhe kemi shumë miq. Por ajo që na mundon, është pyetja, se cfarë do të ndodhte nëse fajtorët do të ishim ne”.

Nga ana tjetër fëmija qëndron ende i shtruar në spital për shkak të plagëve të marra në thuajse të gjithë trupin. Ndërkohë si pasojë e aksidentit, babai i fëmijës çau disa vena për shkak të impaktit me xhamat e makinës, kurse e shoqja pësoi fraktura në krah.

Shoferi i kamionit nuk pësoi dëmtime serioze dhe u arrestua nga policia disa minuta pas tentativës për t’u larguar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY