Zjarr i madh në Lushnje, digjen mbi 15 hektarë ullishte, rrezikohet Manastiri...

Zjarr i madh në Lushnje, digjen mbi 15 hektarë ullishte, rrezikohet Manastiri i Ardenicës

166
0
Shares
Ilustruese

Një zjarr i madh ka rënë gjatë ditës së sotme në Lushnje.

Zjarri ka djegur djegur mbi 15 hektarë ullishte, drufrutorë dhe zonë pyjore në afërsi të Manastirit të Ardenicës në Kolonjë të Lushnjes, rreth orës 14:30.

Në fillim zjarri është shfaqur në rrethinat e fshatit Libofshë të zonës së Fierit dhe më pas nga era e fortë është përhapur drejt kodrave të Ardenicës. Përveç dëmeve që shkaktoi në pyje zjarri ka rrezikuar seriozisht Manastirin e Ardenicës, një vlerë e historisë shqiptare.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy zjarrëfikëse të bashkisë Lushnje dhe një nga bashkia Divjakë. Ndërkohë policia po heton shkaqet nëse ka qenë e qëllimshme apo jo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY