QSUT dënon dhunën ndaj mjekes: Rast i përsëritur, të dënohet autori

QSUT dënon dhunën ndaj mjekes: Rast i përsëritur, të dënohet autori

63
0
Shares

Drejtoria e QSUT ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj mjekes specializante të Klinikës së parë të Kirurgjisë gjatë ushtrimit të detyrës në Urgjencën Kirurgjikale.

Në një reagim QSUT, sqaron se “një person i dehur, i papërgjegjshëm, i afërm i një pacienteje e cila po merrte shërbim mjekësor, ka dhunuar mjeken dhe më pas është konfliktuar edhe me forcat e rendit, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në shërbimin e Urgjencës Kirurgjikale”

QSUT thotë se ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës.

Drejtoria e QSUT u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

“Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore”, mbyll reagimin QSUT-ja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY