Zgjedhjet lokale, shqiptarët fitojnë në Tuz

Zgjedhjet lokale, shqiptarët fitojnë në Tuz

93
0
Shares

Eshtë mbyllur numërimi për komunën e Tuzit, nga ku partitë shqiptare marrin 16 mandate nga 32 që ka komuna e Tuzit.

Partitë shqiptare kanë marrë afërsisht 3700 vota duke siguruar kështu 16 mandate dhe fitoren për Tuzin.

Ky është një rezultat historik pasi për herë të parë shqiptarët e Tuzit fitojnë komunën dhe do ta drejtojnë atë. Vitin e kaluar Tuzi u shpall komune e Pavarur duke u shkëputur totalisht nga Podgorica. Shqiptarët në Tuz tashmë kanë nisur festën.

Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”.

DSP e Milo Gjukanoviçit ka marrë 2490 vota, ose 31 % të totalit, ndërsa Partia boshnjake ka marrë 960 vota, ose rreth 12 % të totalit.

Tuzi bëhet kēshtu komuna e dytë e Malit të Zi, që drejtohet nga shqiptarët, pas komunës së Ulqinit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY