E papritur, vret veten këngëtari i grupit të njohur britanik

E papritur, vret veten këngëtari i grupit të njohur britanik

117
0
Shares

Keith Flint, këngëtari solist i grupit Prodigy, ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare, këtë të hënë.

Prodigy lëshoi ​​një deklaratë që konfirmonte lajmet duke thënë: “Me tronditje dhe trishtim më të thellë  ne konfirmojmë vdekjen e vëllait tonë dhe të mikut më të mirë Keith Flint. Një pionier i vërtetë, novator dhe legjendë. Ai do të jetë përgjithmonë mes nesh. Ne ju falënderojmë”.

Liam Howlett, i cili e formoi grupin në vitin 1990, konfirmoi se vdekja e tij ishte një vetëvrasje.

“Lajmi është i vërtetë, nuk mund të besoj se po e them këtë, por vëllai ynë Keith vreu veten gjatë fundjavës”, shkruante ai në Instagram. “Unë jam i tronditur, i zemëruar, hutuar dhe me zemër të thyer…”

Një zëdhënës i policisë së Essex konfirmoi se një burrë 49-vjeçar kishte vdekur. Të afërmit e yllit  kanë qenë të informuar. Vdekja nuk po  trajtohet si e dyshimtë dhe një skedar do të përgatitet për tek mjeku.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY