Krimi në Korçë, fqinjët tronditin me dëshmitë: Pinte shumë, e rrihte gjithmonë...

Krimi në Korçë, fqinjët tronditin me dëshmitë: Pinte shumë, e rrihte gjithmonë nënën e tij

65
0
Shares

Dëshmitë e fqinjëve në Korçë zbulojnë detaje të reja për krimin e rëndë në familje të ndodhur pak çaste më parë.

Kujtojmë se policia bëri me dije se një grua e moshuar ishte gjetur pajetë në banesën e saj dhe dyshohej se djali i saj e kishte goditur dhe më pas mbytur.

Identiteti i gruas është mësuar. 85-vjeçarja Nazime Demollari Djali u mbyt nga djali i saj i alkolizuar. Edhe në momentin që është shoqëruar në polici, Nesim Demollari ka qenë nën efektin e pijeve alkolike.

Fqinjët tregojnë se e moshuara  dhunohej prej kohësh nga i biri. Ata thonë se Nesim Demollari, ishte i alkolizuar, dhe se gjithmonë e rrihte nënë e tij.

Dëgjonim gjithmonë zhurma, sherr mes tyre, e ka rrahur gjithmonë, pasi pinte shumë. Sot e ka mbytur”, tregojnë banorë të zonës.

Nazime Demollari ishte e ve, pasi burri i saj kishte ndërruar jetë vite më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY