“Shpërthen” Kryemadhi: Ndërkombëtarët, pazare me Shqipërinë. Rama koka e krimit…

“Shpërthen” Kryemadhi: Ndërkombëtarët, pazare me Shqipërinë. Rama koka e krimit…

35
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj ndërkombëtarëve, ndërsa tha se ata kanë bërë pazare  për të shtyrë mandatin e tyre në Shqipëri.

Ajo u shpreh në emisionin “Të Pa Ekzpozuarit” në News 24 se faktori ndërkombëtar është një element perfierik në Shqipëri. Kryemadhi nuk kurseu as shefin e qeverisë, të cilin e quajti si “kokën e krimit të organizuar”.

“Ne kërkojmë standarde dhe vlera për të cilin ju na flisni dhe keni në vendin tuaj. Koka e krimit të organizuar është Edi Rama. Kjo i dhembte shumë Fleckenstienit.

Asnjëri nga ne nuk është prokuror e gjykatës. Thash e theme ka sa të duash. Unë kam informacion, por nuk i faktoi dot sot, por di që ka nisur një investigimi për një euro deputet që është i përfshirë  në koncesione me shishe plastike.

OSEB Ka dhjetë vite që bën pazare me qeverinë shqiptare për të shtyrë misionin e saj në Shqipëri.

Ata flasin për të drejtat e homoseksualëve jo më për zgjedhjet. Nuk duhet të merremi më me ta. Sa më shumë rrëmujë të ketë në Shqipëri aq më të larta i kanë rrogat ata. Ndërkombëtarët janë një element periferik në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY