Durrës, arrestohet i riu shqiptar i dënuar në Angli për vrasje

Durrës, arrestohet i riu shqiptar i dënuar në Angli për vrasje

91
0
Shares

Policia e Durrësit dhe Interpol Tirana kanë arrestuar një 23-vjeçar, i cili akuzohet nga autoritetet britanike për vrasje.

Në kuadër të operacionit të koduar “Eagle” u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar E. S., 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj – Shijak .

“Autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, në bazë të Urdhër Arrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster/Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik”, sqaron policia.

Prokuroria e Pergjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Policia thotë se ky është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY