Qëndrimet kundër opozitës, Mediu: “Fleckenstein nuk është më shqiptar se shqiptarët”

Qëndrimet kundër opozitës, Mediu: “Fleckenstein nuk është më shqiptar se shqiptarët”

39
0
Shares

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kritikon qëndrimin e delegacionit të Parlamentit Europian për krizën politike në Shqipëri, duke thënë se eurodeputetët janë të painformuar apo të informuar keq.

Sa i përkeq qëndrimit të prerë të eurodeputetit Knut Fleceknstein, Mediu e ironizoi duke thënë se është mbështetës i maxhorancës.

Pjesë nga deklarata e Mediut në studion e Ora News, përballë gazetares Beti Njuma:

Negociatat nuk do hapen, janë shtuar arsyet negative për të mos u hapur. Këta anëtarë delegacioni duket që kishin interesa të tjera dhe ishin krejt të paqartë me qëndrimet…çështja është që të gjithë delegacionet që vijnë këtu kanë një përgatitje paraprake. Kanë informacion që marrin nga parlamenti europian e një sërë burimesh të tjera. Ne duhet të bëjmë një informim në kohë të tyre që të mos vijnë në situata të panjohura. Ata kanë informacionin që u është servirur. Unë nuk mbaj mend që zoti Flekenstein të ketë patur një qëndrim ndryshe nga maxhoranca. Ai është një mbështetës i maxhorancës. Kujt i shërben ky lloj stabiliteti që kërkojnë ndërkombëtarët? Stabilitet që i shërben krimit të organizuar, ky stabilitet i përkohshëm. Nëse Flekenshtein është më shqiptar se shqiptarët, pra që thotë se Shqipëria e meriton të jetë në BE dhe ne themi që s’duhet, atëherë duhet të korigjojë pak shënjestrën

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY