“Faleminderit që hytë në shpirtin tim”, Elvana i thotë të gjitha troç...

“Faleminderit që hytë në shpirtin tim”, Elvana i thotë të gjitha troç si kurrë më parë

120
0
Shares

Ditën e djeshme këngëtarjaElvana Gjata prezantoi këngën e saj më të re, e cila titullohej “Tavolina e mërzisë”.

Këtë këngëElvana ia kishte dedikuar një dashurie të humbur, e cila ka lënë goxha kujtime dhe ajo po vuan ende për të.

Kjo këngë është punuar nga Armend Rexhepagiqi, Aida Bajraku dhe orkestrim të Darko Dimitrov.

Në videoklipin e kësaj kënge Elvana shfaqet në natyrë e veshur mjaft thjesht dhe kërkon qetësi. Në fund të këtij videoklipi ajo përlotet.

Ndërsa gjatë ditës së sotmeElvana me anë të një postimi në Instagramin e saj është shprehur se Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku kanë shpalosur gjendjen e saj shpirtërore.

Postimi saj i plotë:

Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku janë dy legjenda të Kosovës dhe jam krenare që punuam bashkë! Faleminderit që hytë në shpirtin tim dhe e thurët këtë muzikë dhe këto vargje. Të jem e sinqertë ndjesia është gjithmonë si herën e parë… dhe s’mund të rri pa thënë që më bën pafund të lumtur që ju prek zemrën kjo këngë njësoj si mua.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY