VIDEO/ Basha: Shqiptarët janë Zoti i vendit , sot s’ka as qeveri,...

VIDEO/ Basha: Shqiptarët janë Zoti i vendit , sot s’ka as qeveri, as kuvend as polici

52
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka falënderuar të gjithë shqiptarët që i janë përgjigjur sot thirrjes së opozitës për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

Basha tha mbrëmjen e sotme se shqiptarët nuk janë skllevërit e Ramës.

‘Nuk keni pranuar fatin e skllevërit që do Rama, por jeni ngritur për të mos u ulur deri në fitoren finale.

 Si minjtë u mblodhën sot.

Ju falenderoj nga zemra qindra e mijëra qytetarë që brenda pak orëve u mblodhën si asnjë më parë. Ky vend ka zot dhe këta janë qytetarët sovranë.

Sot Rama përdori dhunën ndaj qytetarëve që protestonin në paqe për të mbrojtur plaçkën e vjedhur me Dakon, Avdylajt, Shullazin.

Sot nuk kemi as kuvend dhe as polici. Policia shkeli ligjin. Kriminelët nuk arrestohen, por bëhen deputetë. Qytetarët goditen nga kjo bandë.

Ne nuk e njohim më as kuvendin, as policinë e krimit. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo bandë’, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha

LIVE

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 26 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY