Plagosja e të riut me eksploziv, e shkuara e errët e vëllait...

Plagosja e të riut me eksploziv, e shkuara e errët e vëllait që dyshohet se fshihet pas ngjarjes

437
0
Shares

Detaje te reja nga shperthimi i djeshem me eksploviz ne Gjirokaster, ku mbeti i plagosur rëndë 26-vjeçari, Vitjon Lluka.

Lluka, banor i fshatit Shtëpëz i Gjirokastrës u plagos dje ne mesdite dhe në gjendje të rëndë u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Ai mori dëmtime të rënda në kokë dhe fytyrë si pasojë e shpërthimit. Ende mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe për këtë arsye nuk përcaktohet nëse kemi të bëjmë me atentat apo incident.

Sipas Policisë, i riu është dëmtuar me lëndë plasëse në një kullotë, në vendin e quajtur “Hani”, në Subash, duke ruajtur gjedhët, ku ka shkelur dhe lëndën plasëse. Por ky variant i Policisë rrëzohet, pasi i riu është dëmtuar vetëm në kokë.

Nga ana tjetër, nga Spitali i Gjirokastrës u raportua fillimisht se lënda plasëse i ishte vendosur në makinë dhe më pas u tha se eksplozivi gjendej në kasollen e ngritur pranë kullotës. Një burim nga Policia pohon se 26-vjeçari ka gjetur përtokë një pako të mbështjellë dhe e ka hapur, gjë e cila ka sjellë shpërthimin duke e shpërfytyruar të riun.

Vendosja e lëndës plasëse, që mendohet të ketë qenë e qëllimshme, dyshohet se lidhet me një ngjarje të tre viteve më parë.

Në mars 2016, vëllai i tij, Enerik Lluka, qëlloi me armë zjarri dy kushërinjtë e tij të dytë, Dorian Lluka 29 vjeç, i cili mbeti i pajetë dhe Birbil Lluka 33 vjeç, i plagosur. Shkak dyshohet se është bërë një borxh prej 10 mijë eurosh që autori duhet t’ua kthente kushërinjve.

Enerik Lluka ende nuk është arrestuar nga Policia. Autori Enerik LLuka, 31 vjeç, është i biri i një ish-efektivi policie, ndërsa dy vëllezërit Dorian dhe Birbil Lluka, nipat e bashkëshortes së ish-kryetarit të Komunës Lazarat, Dasho Aliko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY