Ngroheshin me qymyr, asfiksohen anëtarët e familjes në Elbasan

Ngroheshin me qymyr, asfiksohen anëtarët e familjes në Elbasan

55
0
Shares

Tre familjarë janë në gjendje kritike pasi u asfiksuan nga çlirimi i gazrave të qymyrit që përdornin për ngrohje. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mesnatës në Elbasan.

Burime spitalore bënë me dije se çifti Xhevit Shoshi 61 vjeç dhe Evgjeni Shoshi 53 vjeçe si dhe e bija e tyre 33- vjeçe Eriselda Shoshi kanë mbërritur në spitalin e Elbasanit në gjëndje të rëndë . Sipas të njëntave burime çifti dhe e bija kanë rrezikuar jetën si pasojë asfiksimit.

Të tre personat banues në lagjen 28 Nëntori në Qytetin e Elbasanit janë paraqitur në gjendje të rëndë në Spitalin e Elbasanit si pasojë e asfiksimit, ndërkohë që mësohet se  ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky është rasti i tretë në pak muaj që në spitalin e Elbasanit paraqiten raste të rënda të asfiksimit të shtetasve nga pakujdesia si pasojë e harresës së mangallit me qymyr ndezur në mesin e dhomës së gjumit gjatë natës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY