Prokurori italian tregon dy tiparet kryesore të mafias shqiptare: “Forca dhe ….”

Prokurori italian tregon dy tiparet kryesore të mafias shqiptare: “Forca dhe ….”

219
0
Shares

Zyrtari më i ‘kualifikuar’ në luftën kundër mafias në Itali ka folur hapur për bandat shqiptare, të cilave u ka bërë një profil të karakteristikave të tyre kryesore.

Gjatë një leksioni në Universitetin e Kalabrisë, prokurori i Catanzaro-s Nicola Gratteri është shprehur se mafia shqiptare është e lidhur ngushtësisht me Ndragheta-n dhe po fiton dita ditën terren të konsiderueshëm në Itali.

Dy janë tiparet e mafias shqiptare sipas prokurorit, forca dhe egërsia.

“Mafia e cila po fiton terren është ajo shqiptare, e fortë e egër dhe aleate thuajse kudo me Ndragheta-n. Por bashkëpunimet janë të vazhdueshme edhe me grupime të tjera kriminale siç e tregon edhe menaxhimi i kokainës së rrugës që kontrollohet nga Ndragheta, mafia nigeriane apo grupet kriminale lokale”, tha prokurori.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY