Tensione mes protestuesve dhe policisë, fotografohet lista e udhëtarëve

Tensione mes protestuesve dhe policisë, fotografohet lista e udhëtarëve

96
0
Shares

Protestuesit janë nisur nga rrethet për tu bashkuar në protestën e madhe të opozitës në Tiranë.

Por që me nisjen e tyre janë shfaqur incidente. Protestuesit nga Shkodra me autobusë e mjete private janë nisur nga Shkodra mëngjesin e sotëm, por sapo janë nisur, policia ka ndaluar një autobus me protestues.

Sipas raportimeve të tyre, policia ka fotografuar listën e udhëtarëve duke shkaktuar tensione në radhët e tyre.

Mësohet se makinat me protestuesit janë nisur nga Lezha, Durrësi, Dibra, Fieri, Gramshi dhe rrethe të tjera.

Nga Durrësi janë nisur mbi 20 autobusë si dhe makina private. Gjithashtu nga Gramshi janë nisur rreth 25 vetura.Nuk kanë munguar as kontrollet e vazhdueshme të policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY