LAJMI I FUNDIT/ Atentat ne Fier, 6 plumba mbi Fejzullahun

LAJMI I FUNDIT/ Atentat ne Fier, 6 plumba mbi Fejzullahun

1022
0
Shares

Një person u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Patos të Fierit.

I plagosur ka mbetur 52-vjeçari Edmond Fejzullahu nga Patosi te cilit i është bërë atentat në makinën e tij duke e qëlluar me 6 plumba. 2 nga plumbat e kanë qelluar në kraharor.

Ai ka shkuar me makinën e tij në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.  Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes si dhe autorët, ndërsa policia ka nisur hetimet.

“Sot rreth orës 21:30, shtetasi E.F, 52 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”- thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY