VIDEO/Korça në protestë, qytetarët: Qeveria na braktisi, nuk mbajti asnjë premtim

Shares

Vetëm disa ditë para protestës së madhe të 16 Shkurtit, protestat kanë shpërthyer në të gjithë vendin.

Pas marshimit të qytetarëve në Vlorë dhe në Paskuqan ditën e djeshme, dhe ata të qytetit të Korçës kanë dalë në protestë ditën e sotme.

Qytetarët e Korçës dhe zonave përreth, protestojnë në qëndër të qytetit dhe në sheshin përpara bashkisë. Në fokus të protestës së tyre është shqetësimi për gjendjen ekonomike, për shkak se gjendja ekonomike e popullsisë është gjithnjë e më në rrënim dhe nuk ka konsum.

Për pasojë, shumë prej banorëve të zonave përreth thonë se janë të detyruar ti hedhin prodhimet bujqësore, ndërsa qeveria i ka lënë jashtë çdo skeme subvensioni.

Në mungesë të subvencioneve, mallrat e importit janë duke e falimentuar fermerin dhe biznesin shqiptar. Qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, po marshojnë në rrugët e qytetit, duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe bashkisë së Korçës./DRONI.al

https://www.facebook.com/salianjiervin/videos/1674140296019259/UzpfSTYwNTQxMjU0OTA4OjEwMTU2OTU5ODkyNzk0OTA5/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...