VIDEO/Policët në Fakultet, Marku i ndjek me celular: Do ta çojmë rastin në Gjykatë

0Shares
0

Përgjegjësi i departamentit të Gazetarisë dhe pedagogu Mark Marku ka reaguar menjëherë pas ndërhyrjes së policisë ditën e sotme në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

Marku dënon ardhjen e policisë në ambjentet e fakultetit, ndërsa shprehet se do të ndiqet ky rast deri në gjykatë. Për mediat ai akuzoi Ministrin Sandër Lleshaj se po përdor policinë për të kërcënuar pedagogë e studentë.

”Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë , këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Ministri Lleshaj ka bërë një deklaratë dje që ju përgenjështrua sot. Ata janë komplet pa moral, nuk e di ku ka ikur morali i tyre. Asnjë thirrje. E vetmja thirrje ndaj tyre është të mos bëjnë budalliqe se nuk frikësohemi, tha Marku.

Më poshtë janë pamjet kur pedagogu i filmon vetë policët për tu regjistruar fytyrat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje