Kryemadhi ministres Gjonaj:Tregoji shqiptarëve lidhjet e bashkëshortit me Ervis Martinajn

Kryemadhi ministres Gjonaj:Tregoji shqiptarëve lidhjet e bashkëshortit me Ervis Martinajn

276
0
Shares

Edhe Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shigjetuar një prej ministreve të qeverisë, duke i kërkuar të zbardhë të vërtetën.  Kryremadhi i kujtoi Gjonajt një lidhje farefisnore me bashkëshortin e saj Ilir Metën, por tha se ishte e papranueshme që ajo kërcënonte gjyqtarë e prokurorë për arrestimin e zyrtarëve në ministrinë e Drejtësisë.

Kryemadhi ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, se bashkëshorti i saj ka lidhje me Ervis Martinajn, një ndër prej të arrestuarve për ngjarjen në ish-Bllok në Tiranë, më 4 tetor të 2018-ës.

Kryemadhi hodhi dyshime për përfshirjen e bashkëshortit të ministres Gjonaj në industrinë e basteve dhe lojërave të fatit.

Le t’i tregojë shqiptarëve se cilat janë lidhjet e bashkëshortit të saj me Ervis Martinajn dhe pikat e basteve. Ndaj i themi zonjës Gjonaj që të jetë shumë e kujdesshme me telefonatat dhe mesazhet që i çon gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI akuzoi Etilda Gjonajn se po ndjek penalisht punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë me qëllim për t’i larguar nga puna, pasi gjykata i ka rikthyer sërish në detyrë.

Ministrja Gjonaj është vendosur në qendër të akuzave në orët e fundit pas arrestimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë për abuzime me tendera. Verifikimet kanë nisur edhe ndaj dy ish-ministrave, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani, të dy pjesë e LSI.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY