Tahiri përballë Prokurorëve: Kërkoj që seanca të jetë në prani të mediave,...

Tahiri përballë Prokurorëve: Kërkoj që seanca të jetë në prani të mediave, nuk ka sekrete

49
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është drejtuar sot Gjykatës së Krimeve të Rënda së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia.

Tahiri ka ankimuar zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke kërkuar që çështja të shkojë në Gjykatë. Mësohet se Liljana Baku, do të jetë gjyqtarja që do të shqyrtojë sot kërkesën e tij.

Prokuroria ka kërkuar seancë me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor por kjo gjë nuk është pritur mirë nga Tahiri. Ish-ministri është ngritur nga vendi i tij dhe ka akuzuar gjyqtaren se ka trafikuar informacione, duke kërkuar që seanca të mos zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi nuk cënohet asnjë sekret.

‘’Kërkoj që seanca të jetë me prani të mediave, pasi çështja ka një vit që është bërë publike. Nuk ka asnjë sekret që mund të cënohet”, ka kërkuar  Tahiri.

Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur hetimet me tre muaj për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin skadoi  më 17 janar.

Shkak për shtyrjen e hetimeve, sipas Prokurorisë vjen për disa veprime të tjera hetimore. Prokuroria deklaron se pritet përgjigjja për ndihmë juridike nga Mali i Zi dhe përkthimi i akteve të marra nga Italia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY