EMRAT/Krimi në familje, burri i dënuar më parë për dhunë

EMRAT/Krimi në familje, burri i dënuar më parë për dhunë

135
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vlorë. Janë bërë me dije emrat e burrit dhe gruas.

Viktima mësohet se është 42-vjeçarja, Eva Lera ndërsa autori Teodor Lera 53 vjeç. Bashkëshortët Lera ishin prindër të tre fëmijëve.

Sipas burimeve, ngjarja e rëndë ndodhi pranë Komisariatit të Policisë bë Vlorë.

Dyshimet e para janë se ka ndodhur krim në familje, ku burri ka mbytur me duar bashkëshorten e tij gjatë një sherri dhe më pas ka prerë damarët e dorës. Të dy kanë qënë në banesë kur ngjarja ka ndodhur.

Gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, për shkak se ka humbur shumë gjak.

Burime të tjera thonë se burri ushtronte dhunë ndaj gruas dhe se ajo më herët e kishte paditur në polici, ku ai ishte dënuar me 4 muaj burg.

Informacion paraprak i policisë

Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Kushtrimi”, në katin e parë të një pallati është gjetur e pa jetë një shtetase 45 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti.

57-vjeçari më pas, dyshohet se ka prerë damarët. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY