Përdhunimi i 13-vjeçares, zhvillohet seanca me dyer të mbyllura për 8 adoleshentët...

Përdhunimi i 13-vjeçares, zhvillohet seanca me dyer të mbyllura për 8 adoleshentët në Durrës

74
0
Shares

Të 7 adoleshentët të akuzuar për përdhunim ndaj të miturës 13-vjeçare nga Kavaja kanë dalë në seancë në Gjykatën e Durrësit.

Mësohet se seanca është me dyer të mbyllura ndërsa pritet të jepet vlerësimi i masës së sigurisë  për ta.

Të premten, kjo gjykatë kishte vendosur paraprakisht arrestimin e 8 adoleshentëve, nxënës të një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Kavajës. Por, policia e ekzekutoi vendimin 24 orë me vonesë, duke arrestuar 7 prej tyre, ndërsa të tetin e kanë shpallur në kërkim.

Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të moshës së të miturve që akuzohen për kryerjen e marrëdhënieve seksuale në grup me një të mitur, për të cilën nuk dihej asgjë prej kohësh.

Prindërit jashtë kanë qenë mjaft të acaruar dhe kanë debatuar edhe me mediat e pranishme, duke thënë se fëmijët e tyre janë të mitur, dhe duhet të mbahen jashtë vëmendjes së kamerave.

Kujtojmë se ishte ish-kryeministri Berisha ai i cili bëri publike këtë informacion të dërguar nga qytetari dixhital.  Ende sot nuk ka një reagim nga ana e policisë për këtë ngjarje të rëndë. Pavarësisht se adoleshentët janë arrestuar, nuk ka asnjë emër zyrtari të arrestuar, qoftë nga  radhët e drejtuesve të shkollës, apo të zyrës arsimore në Kavajë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY