DOKUMENTI/ Bujar Sheshi e pranon: Mbiemri im i mëparshëm ka qenë ‘Shesha’

DOKUMENTI/ Bujar Sheshi e pranon: Mbiemri im i mëparshëm ka qenë ‘Shesha’

288
0
Shares

Bujar Sheshi, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), mohoi që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, madje edhe kallëzoi penalisht drejtuesen e Autoritetit të Dosjeve, duke pretenduar se ka falsifikuar dokumentet dhe ka shpërdoruar detyrën gjatë verifikimit të personit të tij.

Në kallëzimin e tij, dorëzuar Prokurorisë së Tiranës, prokurori Sheshi pretendon se nuk është ai personi, për të cilin Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar të dhëna se ka qenë në shërbim të ish-shërbimit sekret të diktaturës. Ndër të tjera, ai argumenton se Autoriteti, në vendimin e tij, i referohet personit ‘Bujar Shesha’, ndërkohë që mbiemri i tij është ‘Sheshi’.

Por, në një tjetër dokument, i nënshkruar po prej vetë prokurorit Sheshi, ai pranon se më parë ka pasur mbiemrin ‘Shesha’, i cili është ndryshuar në ‘Sheshi’.

Në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit ‘Për dekriminalizimin’, prokurori Bujar Sheshi shënon: ‘Në dokumentat e mëparshëm të identifikimit, mbiemri ka pasur një gabim të shkronjës së fundit, ka qenë ‘Shesha’ dhe është korrigjuar zyrtarisht në ‘Sheshi’’.

Prokurori nuk shënon se cilat akteve u referohet, kur shënon ‘dokumente të mëparshëm’ dhe gjithashtu nuk thotë as kohën se kur është bërë ndryshimi i mbiemrit nga ‘Shesha’ në ‘Sheshi’.

Por, gjithësesi, ai ka shënuar me dorën e tij se mbiemri i mëparshëm ka qenë ‘Shesha’, i cili përputhet pikërisht me gjeneralitetin e personit që ka verifikuar Autoriteti i Dosjeve dhe që është prokurori i Apelit për Krime të Rënda, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi.

Autoriteti i Dosjeve, në vendimin nr.12, dt.22.01.2019, konstatonte se: ‘Nga verifikimi i kryer rezulton se figuron dokumentacion i krijuar nga struktura e ish-sigurimit të shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha). Kartela model 2, me nr 8023 me këto të dhëna: ‘Bujar Rasim Shesha, i datëlindjes 1957, vendlindja Tiranë, arsimi me dy të mesme, nxënës në shkollën Petro Nini Luarasi me pseudonimin ‘Venusi’, sektori V, drejtimi inteligjencë rini. Data e tërheqjes në bashkëpunim dt 13.02.1974’.

Prokurori Sheshi pretendon se disa gjeneralitete të personit të verifikuar nga Autoriteti i Dosjeve nuk janë të tijat, duke iu referuar kryesisht mbiemrit, i cili është ‘Shesha’ nga ‘Sheshi që e ka ai, si edhe atësisë, i cili në dokumentin e Autoritetit është ‘Rasim’, ndërsa reali është ‘Ramiz’.

Por, pas publikimit të formularit të ‘Dekriminalizimit’, rezulton se një prej pretendimeve të tij, pikërisht ai për mbiemrin e pasaktë, rrëzohet. Ai vetë e ka pranuar se mbiemrin e mëparshëm e ka pasur ‘Shesha’. Pra, rrethi i gjeneraliteteve ndërmjet personit të verifikuar nga Autoriteti me ato të prokurorit Sheshi ngushtohet aq shumë, sa që ngjashmëria është thuajse identike.

BoldNews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY