Biznesmenit të cilit i vunë 200 gr tritol, dy muaj më parë...

Biznesmenit të cilit i vunë 200 gr tritol, dy muaj më parë i plagosën djalin

177
0
Shares

Një sasi prej 200 gram tritol ishte vendosur në hyrje të një lokali në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Ngjarja dyshohet se është zhvilluar gjatë natës.

Eksplozivi ishte me fitil dhe ishte vendosur në hyrje të lokalit në pronësi të Adriatik Brahimit, por për fat të mirë nuk ka shpërthyer.

Pas konstatimit të pakos, menjëherë janë njoftuar ekspertët, të cilët kanë përckatuar llojin e lëndës plasëse.

Mësohet se Adriatik Brahimit në nëntor të vitit të kaluar i plagosën djalin, B.Brahimi.

18-vjeçari u plagos me armë zjarri në lulishten e Universitetit të Vlorës, ndërsa si autor u identifikua shtetasi E. B. 18 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY