VIDEO/ Studentët e Juridikut dhunohen nga Freshistët

VIDEO/ Studentët e Juridikut dhunohen nga Freshistët

132
0
Shares

Studentët vijojnë të protestojnë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre themelore, ndër të cilat është ajo e uljes së tarifave të studimit, përmirësimin e kushteve në konvikte apo dhe anulimi i ligjit për arsimin e lartë.

Krahas bojkotit total, studentët kanë vendosur të ngujohen në fakultetet përkatëse, por ndërsa ata janë ngujuar dhe bojkotojnë, ka edhe një grup tjetër studentësh që kërkojnë fillimin e mësimit.

Sot tek Fakulteti i Drejtësisë, studentët e ngujuar janë përplasur me ata që kërkojnë rikthimin në mësim. Ata akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë, ndërsa në redaksinë e Faxëeb.al ka mbërritur një denoncim nga një studente, e cila akuzon kolegët që kërkojnë mësim se kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Ajo tregon për të vërtetuar këtë të nxirat në pjesë të ndryshme të trupit, që sipas saj kanë ardhur pasi është goditur me karrige e banka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY