I akuzuar për përdhunim, i riu nga Elbasani justifikohet: Doja vetëm ta...

I akuzuar për përdhunim, i riu nga Elbasani justifikohet: Doja vetëm ta puthja

350
0
Shares

Ditën e djeshme, një 28-vjeçar nga Elbasani u arrestua, pasi akuzohet se ka tentuar të kryeje marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të re.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, kur 28- vjeçari me iniciale A.B. ka tentuar të përdhunojë një vajzë, identiteti dhe mosha e së cilës nuk bëhet e ditur.

Burime jozyrtare nga Policia bëjnë me dije se 28-vjeçari ka pirë si fillim një kafe me miken e tij të re, por pasi ajo ka hipur në mjetin e tij me pretendimin se do ta shoqëronte për në banesë, ai ka tentuar ta përdhunojë.

Vajza ka bërë rezistencë dhe ka mundur të dalë nga mjeti i tij, për t’u drejtuar menjëherë në komisariat dhe të denoncojë ngjarjen.

Panorama shkruan se dhe pse i arrestuar, 28-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën. Burime të pakonfirmuara thonë se i riu ka deklaruar në Polici se ishte takuar më parë me vajzën dhe që si çdo çift i ri, do dilte për t’u njohur më mirë me arsyen për një lidhje serioze. Nga ana e saj, vajza ka deklaruar se nuk e ka dashur lidhjen me 28-vjeçarin dhe ndaj e ka refuzuar takimin me të në të ardhmen.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, i riu ka mohuar akuzën e tentativës për përdhunim.

28-vjeçari është shprehur para oficerëve të Policisë se ka tentuar vetëm ta puthë dhe se nuk ka ndodhur asgjë më shumë gjatë kohës që po e shoqëronte me makinë për në shtëpi, pasi kishin konsumuar kafe në një nga lokalet e qytetit.

Ndërkohë që çështja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për hetime për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”, nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të jetë një denoncim i rremë nga ana e vajzës në formë hakmarrjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY