Anglezi shfrytëzon shqiptarët dhe rumunët si “skllevër modernë”

Anglezi shfrytëzon shqiptarët dhe rumunët si “skllevër modernë”

158
0
Shares

Policia britanike zbuloi 9 persona, të cilët dyshohet se shfrytëzoheshin si “skllevër modernë”. Zbulimi i tyre u bë pas një aksioni të kryer në qytetin Swadlincote.

Sipas mediave britanike, gjatë kontrollit në një shtëpi u konstatua se aty jetonin 9 persona, tërësisht jashtë kushteve njerëzore. Burrat e gjetur në këtë shtëpi ishin gjashtë nga Rumania dhe tre nga Shqipëria.

Ata kishin dokumentacion të rregullt dhe nuk ishin emigrantë të paligjshëm në tokën angleze, ndërsa autoritetet kanë shpallur menjëherë  në kërkim pronarin e shtëpisë, i cili dyshohet se shfrytëzoi për qëllime ekonomike shqiptarët dhe rumunët.

Një vit më parë kjo shtëpi pas një inspektimi ishte shpallur me urdhër si e pabanuar, por pronari nuk e respektoi këtë duke kryer kështu një shkelje rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY