Përfundojnë punimet, hapet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

Përfundojnë punimet, hapet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

84
0
Shares

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës kanë përfunduar. Ndërhyrjet në këtë segment rrugor kishin shkaktuar për disa ditë me rradhë trafik të rënduar për përdoruesit e mjeteve të cilët u detyruan të përdornin rrugët dytësore.

“Sot nga ora 00:00 hapet trafiku në segmentin rrugor Kaza Italia Mbikalim Kashar në të dyja drejtimet” , thuhet në njoftimin për shtyp të Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Ja njoftimi i plotë:

Sot nga ora 00:00 hapet trafiku në segmentin rrugor Kaza Italia Mbikalim Kashar në të dyja drejtimet.

Punimet për vendosjen e tombinove kanë mbaruar.

Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve.

I kërkojmë ndjesë përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për trafikun e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe i falenderojmë për mirëkuptimi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY