VIDEO/Vetëdorëzimi i Balilit, PD: Rama po zbaton të njëjtën skemë si me...

VIDEO/Vetëdorëzimi i Balilit, PD: Rama po zbaton të njëjtën skemë si me Tahirin

67
0
Shares

Partia Demokratike është shprehur se dorëzimi i Klement Balilit nuk është një hap i madh siç e konsideroi kryeministri, por sipas tij, ky është dorëzim  i kontrolluar dhe në pakt me Ramën.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në një dalje për mediat tha se  Rama po bën të njëjtën gjë si me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Edi Rama po zbaton të njëjtën skemë si me Saimir Tahirin, Dorëzim i kontrolluar, hetim sipërfaqësor. Për ish-ministrin e drogës, që la mandatin e ministrit u la në shtëpi, për t’iu përgatitur lirimi.

Edi Rama kontrollon hetimin e kësaj çështje. Gjatë gjithë kësaj kohë Balili ka patur mbështetjen e Ramës,. Ai ka jetuar në Sarandë. Kompania   tij ka marrë 77 tendera nga qeveria e Edi Ramës. Të gjithë në Sarandë e dinë se konfiskimi i resortit luksoz është farsë. Propaganda nuk do ta ndihmojë që ta shesë këtë si sukses. Qeveria është në duart e një njeriu të vetëm”, tha  ai.

LIVE – Edi Paloka deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 15 janvier 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY