Rama mbledh qeverinë në Elbasan, në takim dhe ministrat e shkarkuar

Rama mbledh qeverinë në Elbasan, në takim dhe ministrat e shkarkuar

55
0
Shares

Edi Rama do të mbledhë qeverinë në qytetin e Elbasanit,  në një takim informal të thirrur nga vetë ai.

Sipas burimeve, pjesë e këtij takimi do të jenë dhe ministrat e shkarkuar dhe ata të emëruar me kërkesë të Ramës.

Takimi është një vijëmësi e takimeve të mbajtura vitin e kaluar në qarqe të tjera, si Shkodër, Dibër, Vlorë.

Në fokus të takimit do të jenë reformat e qeverisë dhe kërkohet llogari për ato që nuk janë arritur.  Takimi zhvillohet me dyer të mbyllura.

Gjithashtu mësohet se të pranishëm në mbledhje do të jenë edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Kryeministri Edi Rama ndryshoi gjysmën e qeverisë, duke vendosur dhe në postin e zv.kryeministrit deputetin Erion Braçe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY