Meta në dilemë për qeverinë e re, nuk firmos shkarkimin e një...

Meta në dilemë për qeverinë e re, nuk firmos shkarkimin e një ministri

180
0
Shares

Teksa është treguar i shpejtë në kthimin e përgjigjes për kryeministrin Rama, presidenti Ilir Meta nuk ka pranuar të dekretojë shkarkimin e njërit prej ministrave.

Presidenti Meta ka dekretuar shkarkimin nga detyra të të gjithë ministrave me përjashtim të Ditmir Bushatit.

Duket se presidenti Meta do të kërkojë më shumë kohë për postin e ministrit të jashtëm, duke qënë se është debatuar kohët e fundit për zëvëndësuesin e tij, Gent Sakaj.

Në faqen zyrtare të presidencës janë publikuar dhe dekretet për shkarkimin e ministrave: Lindita Nikolla, Sonila Qato, Niko Peleshi, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Mirela Kumbaro si dhe zëvendëskryeministres Senida Mesi.

Presidenti  ka dekretuar emërimin e katër ministrave deri tani: Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit Për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Elisa Spiropalin te Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Erion Braçen zëvendëskryeministër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY