Vrau gruan dhe kunatën në sy të fëmijëve, jepet vendimi për 34-vjeçarin

Vrau gruan dhe kunatën në sy të fëmijëve, jepet vendimi për 34-vjeçarin

202
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “Arrest me burg” për Gazmend Mustën, i cili akuzohet për vrasjen e gruas dhe  motrës së saj 18-vjeçare. Krimi makabër ndodhi në Ballsh, në prani të dy fëmijëve të mitur të çiftit.

Ngjarja 

Sipas policisë, Gazmend Musta, 34 vjeç ka qëlluar me thikë gruan dhe motrën e saj, të cilat për shkak të plagëve kanë ndërruar jetë në vend.

Në momentin që kreu vrasjen e gruas dhe kunatës, babai i dy fëmijëve 3 dhe 7-vjeç ishte i dehur. 

Mësohet se autori kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj. Këtu dyshohet se ka lind konflikt dhe pas përplasjes dhe debatit verbal,  autori ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan dhe kunatën 18-vjeçare.

Viktima të kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur  gruaja Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY