Merr flakë në ecje makina në Fier

Ndaje
Foto Ilustruese

Një automjet ka marrë flakë në ecje në autostradën Fier-Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25, në Vajkan.

Nga informacionet e para mësohet se automjeti  tip ‘Benz’ ka marrë flakë për shkak të një shkëndi elektrike në motorin e makinës. Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar.

Në datën 05.01.2019, rreth orës 09:25, në rrugën Fier-Lushnje, në Vajkan, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Z, në ecje e sipër ka marë flakë. Paraprakisht dyshohet për difekt në pjesën e motorrit.

Në vendin e ngjarjes u dërgua zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje