‘Do ta kap dhe protestën’… Rama po organizon një takim sekret me...

‘Do ta kap dhe protestën’… Rama po organizon një takim sekret me studentët

82
0
Shares

Studentët prej dy ditësh kanë filluar të shpërndajnë posterat informues për protestën e 7 Janarit, ashtu si dhe ata kishin premtuar se do të riktheheshin.

Studentët kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre ndërsa nuk pranojnë kompromise dhe asnjë marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri po përpiqet me të gjitha mënyrat për të mbyllur këtë protestë. Kujtojmë se ai para gazetarëve tha se do ta kapte këtë protestë sic i kishte kapur gjithë të tjerat.

Fax News shkruan se ministria e Arsimit dhe Departamenti i Administratës Publike janë duke kërkuar listat e studentëve me mesataren mbi 9 dhe veçanërisht listat e studentëve që kanë lidhje me PS-në apo eksponentë të saj.

Sipas këtij burimi, këto studentë pritet që të mblidhen nga Edi Rama në një takim dhe më pas të njoftojë punësimin e tyre. Por në një prononcim për Fax News, studentët kanë deklaruar se nuk do të devijojnë nga kauza e tyre pavarësisht joshjes që Rama po u bën me premtimet për punë.

Studentët rikthehen në protestë në 7 Janar në orën 10 para Kryeministrisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY