Nëna e vajzës së vrarë në Greqi hap dyert e mortit: Kam...

Nëna e vajzës së vrarë në Greqi hap dyert e mortit: Kam 12 vjet pa e parë

163
0
Shares

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 28-vjeçares Anxhelina në Greqi nga babai i saj, në familjen e nënës që jeton në Berat është mësuar vetëm nëpërmjet mediave.

Menjëherë pas lajmit të kobshëm, nëna e vajzës Xhezmije Hoxhallari ka hapur dyert e mortit në banesën e saj të rrënuar në lagjen “Donika Kastrioti” ku ajo jeton me bashkëshortin dhe vajzën e tij 18-vjeçe, Klean, të cilën e ka gjetur 1-vjeçe dhe e ka rritur vetë, duke mos e ndarë asnjëherë nga vajza e saj, Anxhelina.

Xhezmija tregon mes lotëve se ka 12-vjet që nuk e shikon vajzën me sy, pasi në moshën 16-vjeçare vajza u largua në Greqi për të jetuar me të atin, Aleko Petron.

Largimi i saj në Greqi sipas nënës Xhezmije, ishte bërë për një jetë më të mirë për vajzën, me pëlqimin e të dy prindërve.

Por Xhezmija tregon se prej 12-vjetësh ish-bashkëshorti i saj nuk e linte ta takonte dhe ajo fliste shumë rrallë me vajzën.

Nëna e vajzës, Xhezmije Hoxhallari, pohon se nuk ka qenë në dijeni se vajza e saj kishte një lidhje dashurie.

Ajo tregon se ish-bashkëshorti i saj ishte i dhunshëm dhe mjaft xheloz dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e ndarjes së tyre.

Nëna e vajzës i bën apel shtetit për kthimin e kufomës së saj pranë familjes në Berat dhe kërkon nga drejtësia greke dënimin më të rëndë për këtë baba kriminel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY