FOTO/ Ja dalja e parë e ministrit të Jashtëm në rrjetet sociale

FOTO/ Ja dalja e parë e ministrit të Jashtëm në rrjetet sociale

165
0
Shares

Përkundër gjithë skeptikëve për emrin e ministrit të ri të jashtëm, Adri Nurellari ka postuar sot në rrjetet sociale një foto me Genti Cakën. Duke e përcaktuar atë si eruditin që meriton besimin e dhënë nga kryeministri Rama.

Duket se Kosova është dhe sebepi i miqësisë së tyre, pa llogaritur dhe faktin që Nurellari ka qenë për një kohë të gjatë këshilltar i presidentit Thaçi.

Pertej paragjykimeve apo sulmeve të natyrshme partiake, unë jam i bindur që Genti shumë shpejt ka për ta dëshmuar veten si profesionist patriot i përkushtuar dhe me rezultate të prekshme për vendin”,- citohet nga komenti i Nurellarit në Facebook.

Kryeministri Edi Rama, dy ditë më parë, shkarkoi plot 7 ministra nga kabineti i tij pa asnjë motivacion, thjesht shprehu keqardhje që duhet të ikin teksa i lavdëroi për punën që kryen në këto vite.

Për të gjitha ndryshimet mund të flitet pafund, por ajo që ka krijuar më shumë paqartësi dhe dyshime në publik ishte emërtimi i Gent Cakaj në vendin e Ditmir Bushatit. Përtej rëndësisë që ka përfaqësimi ndërkombëtar i Shqipërisë, negociatat mes Serbisë dhe Kosovës e bëjnë dhe më delikat pozicionin e diplomacisë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Gent Cakaj u emërua në korrik të këtij viti Kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim, ndërsa më parë ka qenë këshilltar i kryeministrit për politikën e Jashme.

Gafa dhe një anglishte të pakuptueshme ishte i vetmi informacion që qarkulloi për të në internet, ndërkohë që një jetëshkrim i tij mungonte dhe në faqen zyrtare te Ministrisë së jashtme ku ai mbante detyrën e zëvendësministrit.

Gjithsesi ditët dhe javët në vazhdim do të jenë ato që do t’i japin publikut një panoramë më të saktë të ministrit të ri të Jashtëm, thuajse i panjohur dhe vetëm 28 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY