VIDEO/Dalin pamjet e autorëve të vrasjes në Laprakë

VIDEO/Dalin pamjet e autorëve të vrasjes në Laprakë

242
0
Shares

Këto janë pamjet nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Laprakë dy ditë më parë. Siç duket dhe nga imazhet, dy autorët po vrapojnë për tu larguar nga vendi i krimit.

ABC News siguron pamje të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati, që tregojnë dy të rinjtë teksa largohen nga vendngjarja.

Ndryshe nga sa u tha në fillim, autorët e dyshuar të vrasjes nuk kanë qenë të maskuar, por mbanin xhupa me kapuç. Ata largohen me vrap dhe në fund të rrugicës mundohen të fshehin edhe armën e krimit.

Dy autorët ishin të veshur me xhupa e me xhinse dhe sipas dëshmitarëve u ndihmuan edhe nga një person i tretë me automjet.

Më herët Policia e Tiranës ka ndaluar një person të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të atentatit në Laprake. Burime kofidenciale pohojnë se ai është Ronald Muzhaqi, por nuk saktësohet roli i tij në krim. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Ndërkaq një 19 vjeçar nga Puka vazhdon ende të jetë në kërkim nga policia i dyshuari kryesor për vrasjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY