Nuk zbehet gëzimi i Erjon Braces nga memet në internet, mesazh për...

Nuk zbehet gëzimi i Erjon Braces nga memet në internet, mesazh për socialistët

382
0
Shares

Zëvendëskryeministri i sapoemëruar i qeverisë Rama, Erjon Braçe ka komentuar me optimizëm në rrjetin social “Instagram” për postin që iu besua sot gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, pavarësisht memeve të shumta në internet që e vënë në lojë për shtatin e tij të shkurtër.

Ai i falënderon të gjithë mbështetësit e tij, të cilët i kanë qëndruar besnikë përgjatë viteve, që nga 1992 deri në ditët e sotme.

Mes tjerash, Braçe shprehet se ka mbi dy orë që shkruan, por lista e gjatë e njerëzve që meritojnë të falënderohen sipas tij është shumë e gjatë. Braçe ka një kontribut të lartë në Partinë Socialiste, ndërsa që nga sot atij iu besua posti i zëvendëskryeministrit, post të cilin më parë e mbante Senida Mesi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY