FOTO/Ministrat e shkarkuar të zënë me telefonin, Braçe komenton ndryshimet

FOTO/Ministrat e shkarkuar të zënë me telefonin, Braçe komenton ndryshimet

164
0
Shares

Asnjë nga ministrat e larguar nuk ka thyer heshtjen pas vendimit të Kryeministrit të tyre, për ti larguar nga postet.

Ata i kanë shpëtuar ndjekjes së gazetarëve me pretekstin se po flasin në telefon.

Gjiknuri dhe Ahmetaj gjatë kohës që dalin nga Asambleja shihen me telefon në vesh, ndërsa Nikolla nuk ndalon por ul kokën duke uruar festat dhe uruar që ditë më të mira do të vijnë. Të njëjtën gjë bën dhe ministri Ditmir Bushati.

I vetmi që ka ndaluar të flasë është zv. kryeministri i ri i emëruar ditën e sotme, socialisti Erion Braçe.

Brace ka komentuar duartrokitjet për të cilat tha se janë më shumë sesa priste.

Rama shkarkoi 7 ministra nga detyra.

Po rikujtojmë dhe njëherë ndryshimet në qeveri. 

Ikën Lindita Nikolla- e zëvendeson Besa Shahini

Ikën Arben Ahmetaj- e zëvendëson Anila Ademi

Ikën Damian Gjiknuri- e zëvendëson Belinda Balluku

Ikën Ditmir Bushati- e zëvendëson Genc Cakaj

Ikën Mirela Kumbaro – e zëvendëson  Elva Margariti

Niko Peleshi- e zëvendëson Bledi Çuçi

Elisa Spiropali emerohet  ministre për Marrëdhënien me Parlamentin.

Ikën dhe Senida Mesi, Ministre e Drejtësisë.

Eduard Shalsi do të jetë ministri i ri i Shtetit në vend të Sonila Qatos e cila merr një detyrë tjetër të rëndësishme.

 

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY