Deputeti për Sokol Ballën: Antarësohu në Rilindje! Miqësia me Ramën të ka...

Deputeti për Sokol Ballën: Antarësohu në Rilindje! Miqësia me Ramën të ka rrëzuar…

441
0
Shares

Deputeti demokrat njëherazi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho, ka disa sugjerime për gazetarin Sokol Balla.

Balla, së fundmi, u shpreh se kabineti i kësaj qeverie me në krye Edi Ramën, është më i mirë se ai që do të kishte çdo opozitë. Lidhur me këtë, deputeti i jep një përgjigje dhe një alternativë.

Reagimi i Spahos:

I dashur mik Sokol. Do ishte me mire per ty qe te antaresohesh edhe zyrtarisht ne Rilindje.

Nuk eshte turp qe te jesh anetar i PS, kete nuk mund ta them per Rilindjen. Eshte realitet qe qeveria e sotme eshte edhe me e keqe se ajo para 2017. C’lind nga macja do gjuaj minj. Cdel nga Rilindja zor se do heqe dore nga hajduteria dhe bashkepunimi me krimin dhe oligarket.

Atje ku gabon ti Sokol, dhe kete e ben me qellim, eshte konkluzioni qe kjo qeveri qenka me e mire se cdo kabinet i mundshem i opozites.

Kete e thua qe te bindesh naivet qe Rama eshte e keqe e domosdoshme. Cilet nga opozita te duken ty Sokol se jane hajdute apo te lidhur me kriminelet? Perse perfaqesuesit e opozites te duken me te zinj se Rama, Damiani, Arbeni, Vangjushi, Qazimi e plot e plot te tjere. Privilegjet qe te jep miqesia me Ramen te kane rrezuar edhe genin e fundit te objektivitetit profesional. Prandaj Sokol te them antaresohu ne Rilindje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY