VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në...

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

130
0
Shares

Një 32-vjeçar e përplasi makinën e tij në një grup këmbësorësh të cilët po prisnin në një stacion autobusi në qytetin gjerman Recklinghausen, pranë Dortmundit.

Përplasja plagosi shtatë vetë, duke përfshirë edhe shoferin, dhe vrau një grua 88-vjeçare.

Shkaku i aksidentit, i cili ndodhi pak para orës 3 të pasdites, paradite, ende nuk dihet.

Mësohet se shoferi u zhvendos nga korsia e tij, duke kaluar në anën e gabuar të rrugës përpara se të mbërrinte në stacionin e autobusit të mbushur me njerëz.

“Ekspertët e policisë po punojnë intensivisht në përcaktimin e shkakut. Zona rreth aksidentit është mbyllur,” tha policia lokale në Twitter.

Policia beson se përplasja ishte e qëllimshme, me zëdhënësen Ramona Hörst, që ka deklaruar se se ishin “treguesit e parë të një tentative të mundshme vetëvrasjeje nga ana e burrit që drejtonte makinën”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY