Berisha shpërthen ndaj Ramës: Herë bën banditin herë maniakun…

Berisha shpërthen ndaj Ramës: Herë bën banditin herë maniakun…

60
0
Shares

Që në nisje të fjalimit ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur studentët e Vlorës, ku disa prej tyre dje u përplasën me pasardhësin e tij në qeveri Edi Rama.

Nga foltorja e Kuvendit Berisha theksoi se PS-së i ka ardhur fundi i gënjeshtrave, ndërsa i ktheu përgjigje Ramës në lidhje me bashkëbisedimin e këtij të fundit dje me një student për shtëpinë e tij në Surrel.

“Përshëndes studentët e Vlorës i dhanë një leksion mashtruesit të madh. Përshëndes studentët e Mjekësisë që i mbyllin dyert dialogut me krimin. Përshëndes ata mijëra qytetarë që janë në grevën më të madhe, kanë bojkotuar mësimin, po zgjojnë te qytetarët më të rëndësishëm të njeriut, shpresës. Mjerë ju ku do shkoni përballë uraganit rinor të studentëve. Përballë kësaj pranvere, përballë këtij uragani qëndron korruptori dhe ata që janë përgjegjës për dënim e arsimit shqiptar. Rama në 2005 nuk ka deklaruar asnjë konto bankare. Anastas shpjegojua pak. Pronari i Surrelit banon në 500 metra katror. Në 2009 llogari rrjedhëse, mbeten 1400 euro. Herë të tjera ai bën banditin, herë maniakun seksual. Ky i ka të gjitha, kjo është minimumi. I tha studentit; mos dëgjo Saliun. Vazhdojmë më tutje. Nga doli vila, o Ulsi? Me 57 metra të gjata themelet, nga doli? Foli pak nga doli? S’po them për pallatin pajë të madam Bashës”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY