FOTO/ Vazhdon protesta e studentëve, të bashkuar sot përpara Kryeministrisë

FOTO/ Vazhdon protesta e studentëve, të bashkuar sot përpara Kryeministrisë

104
0
Shares

Protesta studentore hyn sot në ditën e saj të 11. E nisur që nga data 4 dhjetor përpara Fakultetit të Inxhinjerisë së Ndërtimit, protesta ka marrë përmasa dhe po përshkallëzohet paqesish dita ditës por me vendosmëri.

Sot studentët do të protesojnë të bashkuar para Kryeministrisë në orën 10:00.

Të gjithë do të mblidhen paraprakisht në orën 8:30 në fakultetet e tyre prej nga do të nisin marshimin në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në thirrje theksohet se protesta duhet të vazhdojë paqesisht dhe për asnjë moment nuk duhet të përshkallëzohet, deri në një moment të dytë.

Kujtojmë se mërkurën protesta u zhvillua në dy sheshe: përpara Ministrisë së Arsimit dhe përpara Kryeministrisë.

Të enjten, studentët u bashkuan të gjithë përpara Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas, drejt Kryeministrisë.

Sot, ata do të jenë njëzëri më thirrjet e tyre në sheshin përballë godinës së qeverisë me thirrje të fuqishme dhe bilbilë për të kërkuar plotësimin e tetë kërkesave të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY