VIDEO/Ministri Lleshaj kalon me semaforë të kuq, gazetari: E ka nga nxitimi...

VIDEO/Ministri Lleshaj kalon me semaforë të kuq, gazetari: E ka nga nxitimi për të arrestuar Tupen

276
0
Shares

Gazetari  Bledian Koka ka ironizuar në profilin e tij Facebook, ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në videon e publikuar nga Koka, duket makina e ministrit Lleshja (sipas citimit të gazetarit), që së bashku me kolonën e gardës është duke kaluar në një kryqëzim në qendër të Tiranës dhe ku siç duket nga pamjet, ministri kalon me semafor të kuq.

Gazetari shkruan se, “ministri Lleshaj e ka me aq nxitim per te arrestuar Edmond Tupen, saqe nuk ka kohe te prese semaforin jeshil…”.

“Red light…
Sander Lleshaj e ka me aq nxitim per te arrestuar Edmond Tupen, saqe nuk ka kohe te prese semaforin jeshil…
p.s…si tha Sandri: Deshtimet do te jene te mia, suksesi vetem i Edi Rames!…😂😂😂”, shkruan Koka

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY