FOTO/Studentët para Parlamentit, opozita thyen bojkotin, Rama hyn nga dera e pasme

FOTO/Studentët para Parlamentit, opozita thyen bojkotin, Rama hyn nga dera e pasme

93
0
Shares

Ashtu si ishte paralajmëruar, studentët janë mbledhur përballë Parlamentit për të vijuar me protestën e tyre. Sot është dita e 9 e protestës studentore, ku kërkojnë realizimin e 8 kërkesave të tyre.

Edhe pse në axhendën e Kuvendit, nuk kishte asgjë të pasqyruar për situatën e tyre, ajo që vlen për tu theksuar është fakti që kjo situatë ka kthyer deputetët e opozitës në Kuvend.

Një pjesë prej tyre ndodhen brenda në sallë.

Konkretisht, nga Partia Demokratike janë të pranishëm, Ervin Salianji, Luçiano Boçi, Valentina Duka, ndërsa nga LSI janë Kejdi Mehmetaj, Petrit Vasili, Luan Rama. Vasili ka bërë kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës.

Kujtojmë se ditën e djeshme, LSI dorëzoi amendamentet për ligjin e arsimit, si një propozim për zgjidhjen e ngërçit.

Edhe pse masat e policisë janë më të shtuara, kryeministri Edi Rama nuk ka hyrë si zakonisht brenda ambienteve të Parlamentit, por nga dera e pasme, siç duket edhe nga fotot./Droni.al

Pamjet live:

LIVE – Studentët në ditën e 9-të të protestës.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 13 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY